Moderatorja e talk show-t "The Ellen DeGeneres", Ellen DeGeneres ka pohuar se është ajo përgjegjësja për dasmën mbretërore që po ndodh sot, ndërsa ka deklaruar se është lënduar që nuk ka marrë ftesë nga familja mbretërore për të qenë pjesëmarrëse, pasi ajo ndihmoi Meghanin të gjejë dashurinë e vërtetë.
"Unë jam lënduar që nuk kam marr ftesë nga familja mbretërore për të qenë pjesë e dasmës. E para unë jam kushërira e 15-të e Kate Middleton. E dyta , unë duhet të isha ftuar sepse unë jam përgjegjëse për dashurinë e vërtetë të Meghanin…për qenin", tha ajo duke qeshur dhe me shaka gjatë emisionit të saj.
"Të dyja jemi takuar disa vitë më parë (mbase ajo me siguri nuk e mban mend) dhe i thash që Meghan ti duhet ta marrësh këtë qen, duhet ta shpëtosh dhe në fakt ajo ashtu bëri", vazhdoi më tej Ellen.
Ellen vazhdoi me shakanë e saj duke thënë se që nga ai moment jeta e saj ndryshoi pasi qentë japin një dashuri të pakushtëzuar.





