Më 1 janar, u transmetua “E Diella” e parë, një episod që solli për publikun një atmosferë me surpriza të papritura. Por momenti që rrëmbeu vëmendjen dhe u kthye menjëherë në lajmin surprizë të ditës, ishte deklarata e këngëtarit Sinan Hoxha.
Teksa ndodhej në studio dhe bisedonte me moderatoren Megi Pojani, Sinani zbuloi se gjatë një bisede në tavolinë, Megi i kishte kërkuar që ai të ishte pjesë e një momenti shumë të rëndësishëm personal.
Me tone humori, por edhe seriozitet, këngëtari bëri publik lajmin që shkaktoi reagime dhe të qeshura në studio:
“Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për vitin 2026. Më 12 gusht martohet.”
Deklarata e Sinanit u prit me entuziazëm dhe habi nga të pranishmit, ndërsa kamera u fokusua menjëherë te Megi Pojani, e cila, pa hezitim, e konfirmoi lajmin me një përgjigje të shkurtër, por domethënëse.
Kujtojme se Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë bashkë prej disa vitesh edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë publikisht, fotot dhe videot në vendet e njëjta e kanë vërtetuar romancën e tyre.





