Itali, 26 qershor 2014 – Albert Hasbajrami, i lindur në vitin 1986 në rrethin e Peshkopisë, ishte duke vuajtur një dënim me arrest shtëpie në qytezën e Kazal di Principe-s afër Napolit.

Në vitin 2010, ai ishte arrestuar si anëtar i një bande hajdutësh shqiptarë. Kjo bandë kishte kryer mbi 90 vjedhje e grabitje disa prej tyre me dhunë. Banda madje kishte ushtruar dhunë edhe ndaj policisë, kur kjo e fundit ishte përpjekur të arrestonte anëtarë të bandës.

Bashkë me Hasbajramin u arrestuan edhe Tonin Ndreu, 29 vjeç, Astrit Shira, 26 vjeç, Shkëlqim Shira, 32 vjeç, Shkëlzen Shira, 27 vjeç, Admir Shira, 28 vjeç dhe Bektash Seferi, 30 vjeç.

Alberti ndonëse në arrest shtëpie thyente masën e sigurisë dhe vazhdonte zanatin e vjetër të hajdutit. Karabinierët e kapën në flagrancë, kur sapo kishte vjedhur një orë dore “Rolex” në një banesë në qytezën e Kazal di Principes. Alberti u dërgua menjëherë në burgun e Santa Maria Capua Vetere.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/