DURRËS, 14 tetor 2014 – Alban Meha është i bindur se kombëtarja shqiptare do të bëjë surprizën në Serbi. Mesfushori i kuqezinjve beson se ekipi kombëtar do të marrë pikë dhe do të bëjë vërtet një ndeshje shumë të mirë për t’i surprizuar të gjithë. Meha mendon se ndeshja ndaj Serbisë është vërtet speciale dhe interesante, prandaj duhet fituar patjetër. Për të, një fitore e tillë do të ndizte vërtet atmosferën dhe do të krijonte një mbrëmje magjike për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. “Duhet të zbresin në fushën e lojës vetëm për të fituar. Duhet të fitojmë patjetër sepse këtë gjë ia kemi borxh popullit shqiptar”, shkruan Meha në faqen e tij në facebook. Shanset – Mesfushori i Paderbornit nuk është aktivizuar ende asnjë minutë me ekipin kombëtar, që nga koha kur është dëmtuar, ndërsa në Serbi pritet të ketë mundësinë e tij për të treguar cilësitë. Meha pret vetëm një goditje për të bërë mrekullinë në mes të Beogradit dhe për t’i dhuruar kombëtares shqiptare një tri pikësh shumë me vlerë. Duke parë lodhjen që kanë lojtarët e tjerë, mesfushori kuqezi mund të aktivizohet pak minuta në fund.
Meha: Do fitojmë ndaj Serbisë, ua kemi borxh gjithë shqiptarëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, aktivistët përplasen me policinë
Panairi “Verë dhe traditë” promovon potencialet gastronomike të Durrësit
Panairi “Verë dhe traditë” promovon potencialet gastronomike të Durrësit (VIDEO)
Çështja “Balluku” në Këshillin e Mandateve, PD: Akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë





