Gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë Tiranë, aktori Mehdi Malkaj, është shprehur se duhet të reagojmë ndaj kësaj situate të paparë ndonjëherë.

Gjithashtu, Malkaj ka theksuar se Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me disa premtime, të cilët nuk janë mbajtur asnjë prej tyre e për këtë arsye populli shqiptar duhet të protestojë fuqishëm.

“Unë do të futem aty mes policëve që të çaj kordonin policor. Të jeni të sigurt që unë nuk rrah dot njeri dhe po më rrahën do t’u mbetëm në dorë.

Jemi shumë keq me moralin.

Jemi shumë keq me arsimin dhe shumë keq me shëndetësinë, këto ishin pikat kryesore që ky i shkëlqyeri na premtoi në vitin 2013.
Po përse nuk del njeri për këto që të protestojë pasi ka gënjyer të tërë popullin mbarë“, tha Malkaj.