Nga Novruz Zejnati

Lufta Nacionalçlirimtare ka qenë, është dhe do të mbetet Epopeja më e lavdishme e popullit tonë. Pa Luftën Nacionalçlirimtare nuk do të ekzistonte Shqipëria.

Sa herë që vjen 15 gushti, kujtojmë “Historinë e Popullit”, Brigadën e Parë Sulmuese, kujtojmë heronjtë, dëshmorët, gjithë luftëtarët e saj. Kujtojmë komandantin legjendar, Mehmet Shehu.

Mehmet Shehu lindi në 10 janar 1913 në Çorrush të Mallakastrës. Pasi kreu shkollën Teknike Amerikane në Tiranë (1935), fitoi bursë për studime ushtarake në Napoli të Italisë. Në vitet 1936-1939 mori pjesë në luftën antifashiste të Spanjës, në brigadën 127 internacionale “Garibaldi” në detyrën e komandantit të batalionit. Me thyerjen e frontit antifashist në Spanjë, Mehmet Shehu u internua në Francë. Luftës së Spanjës, luftëtari-poet i kushtoi poezinë: “Adelante Komarudos” (Përpara shokë). Në gusht të vitit 1942 Mehmet Shehu u kthye në Shqipëri dhe menjëherë u aktivizua në lëvizjen Nacionalçlirimtare në qarkun e Vlorës, ku me detyrën e komandantit, themeluan Çetën Plakë të Mallakastrës. Në formimin e Brigadës së Parë Sulmuese në Makërz, Vithkuq në 15 gusht 1943, u caktua komandant i saj. Në krye të këtij formacioni të parë të madh të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, Mehmet Shehu u shqua si udhëheqës ushtarak. Ndërmori një varg betejash të lavdishme kundër ushtrisë naziste dhe realizoi marshimin historik në ndihmë të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL-së të rrethuar dhe përballoi me lavdi Operacionin e Dimrit 1943-1944 të pushtuesve gjermanë. Kjo njësi luftarake, nën komandën e tij, u kthye në formacionin më të njohur dhe ëm autoritar të UNÇSH-së. Për të gjitha operacionet e Bridagës së Parë Sulmuese, të cilën e udhëhoqi Mehmeti, kjo brigadë e meritoi përkufizimin “tmerr për armikun, shpresë për popullin”. Udhëheqësi i saj u mbiquajt “Komandanti legjendar i UNÇSH” dhe ishte vetë ai që shkroi edhe tekstin e himnit të Brigadës së Parë Sulmuese. Në 28 maj 1944, në Kongresin e Përmetit, Mehmet Shehut iu dha grada “Kolonel”dhe detyra e zëvendëskomandantit të Divizionit të Parë Sulmues të sapokrijuar. Në përbërje të kësaj njësie, në kundërmësymjen e forcave të UNÇSH-së, në veri të lumit Shkumbin, Brigada e Parë Sulmuese çliroi zonat e Mirditës, Matit dhe Dibrës.

Beteja për çlirimin e Tiranës

Në nëtor të vitit 1944 u dha urdhri: Të sulmohen qytetet dhe të çlirohet Tirana me çdo kusht! Komandanti i operacionit për çlirimin e Tiranës ishte Kolonel Mehmet Shehu dhe komisar Tuk Jakova. Në këtë betejë morën pjesë edhe komandantët e disa njësive, si: Asaf Dragoti, Beqir Balluku, Arif Hasko, Nexhip Vinçani, Pëllumb Dishnica, Bajram Sinoimeri, Muhamet Prodani, Vebi Hoxha, Qazim Kanoli e të tjerë.

Figura e Mehmet Shehut kishte spikatur që në luftën e Spanjës. Në mendjen e çdo shqiptari, Mehmet Shehu mbetet heroi legjendar dhe komandanti i lavdishëm. Mehmet Shehu ishte trim i sprovuar, drejtues në luftën për çlirimin e Shqipërisë, atë e karakterizonte mençuria dhe kishte prirje për të bërë gjëra të mëdha. Ishte një ushtarak i talentuar dhe strateg i zoti, ndërsa zotëronte edhe katër gjuhë të huaja: anglisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Me intuitën dhe talentin e tij në artin ushtarak, ai ishte një takticien dhe strateg i zoti, mjeshtër i zbatimit të taktikës së luftës popullore, por edhe i luftës modern me front të rregullt, njeri me vision e kompetent në drejtimin e operacioneve. Ai ishte pa dyshim komandanti më i shquar, më në zë dhe më rezultativi i luftës nacionalçlirimtare. Ai në çdo betejë përpunonte e zbatonte metoda e variante të reja. Ai ishte një prej heronjve të veçantë të shekullit të XX, ashtu siç mund të konsiderohet pa diskutim një prej ushtarakëve dhe politikanëve më të fuqishëm të asaj periudhe.

Në mëngjesin e 17 nëntorit 1944, pas 19 ditë e netë lufte të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operative-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve. Ky operacion u zhvillua në nëj hapësirë rreth 4000 km2 dhe përfshiu jo vetëm Tiranën, por edhe hapësirën rreth saj, që zgjatën afro 2 muaj, ndërsa vetëm Tirana, 19 ditë radhazi. Veprimet luftarake ishin ndër më të ashprat dhe më heroike që kanë zhvilluar forcat e UNÇSH-së. Në këto luftime dhanë jetën 127 luftëtarë dhe u plagosën 290 të tjerë. Nga ana tjetër, humbjet e armikut ishin të mëdha. Ai pati afro 3000 të vrarë dhe shumë të plagosur, u kapën më shumë se 300 robër, 25 topa e tanke, rreth 100 mitraloza, 200 automjete të ndryshme, 250 karro me mitraloza etj. Në veprimet për spastrimin e kryeqytetit, u arrestuan ëm shumë se 500 kuislingë e tradhëtarë. Armiku nuk zbatoi dot planin e tij për shkatërrimin e Tiranës. Komandanti i këtij divizioni që drejtori dhe Shtabin Operatv të luftimeve për çlirimin e Tiranës, Mehmet Shehu, për merita të shquara në organizimin dhe drejtimin e operacionit bëhet anëtër i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH-së me gradën gjeneral major. Ai ishte anëtari i trembëdhjetë i Shtabit të Përgjithshëm që u ngrit në këtë funksion në vigjilje të çlirimit të vendit.

“Do ta bëj Brigadën tmerr të armikut”, – tha komandanti i saj Mehmet Shehu

 Rruga e Brigadës së Parë Sulmuese, ashtu si çdo repart e njësi e UNÇSH-së, është një rrugë e mbushur me vepra heroizmi të lartë, vetëmohimi dhe besnikërie të pakufishme ndaj popullit dhe atdheut. Në arkivin e saj luftarak numërohen mëse 200 luftime, një pjesë e mirë e të cilave përmenden si betejat më të shënuara të UNÇSH. Në luftime dhe përleshje me pushtuesit italianë, gjermanë si dhe me tradhëtarët e kolaboracionistët (ballisto-zogistë e xhandarë) dhanë jetën 370 luftëtarë të brigadës. Nga të rënët, kishte: 4 komandantë batalioni, 1 zëvendëskomisar batalioni, 22 komandantë e nënkomandantë kompanie dhe togash, 9 komisarë kompanie, 76 anëtarë partie si dhe 5 shoqe partizane. Me titullin e lartë të “Heroit të Popullit” janë nderuar 12 luftëtarë të saj. Në të njëjtën kohë, brigade vrau rreth 3500 armiq, plagosi 4500 të tjerë dhe zuri robër afro 4000 vetë nga forcat pushtuese. Në 24 nëntor 1969, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe fitores së revolucionit popullor, Brigada e Parë Sulmuese u nderua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me titullin “Hero i Popullit”. Një rol veçanërisht të shquar në plotësimin me nder të detyrës fisnike nga ana e brigadës ka luajtur pa dyshim komandanti i saj Mehmet Shehu.

Pas çlirimit të vendit, Mehmet Shehu shkon për studime në akademinë “Vorshillov” në Moskë. Në gusht të vitit 1946 emërohet Shef i Shtatmadhorisë Kombëtare Shqiptare, detyrë që e mbajti deri në fund të dhejtorit të po atij viti kur u lirua nga ajo detyrë. Në korrik 1949 Mehmet Shehu gradohet Gjeneral-Lejtnat. Në vitin 1954 kalon në detyrën e kryeministrit të Shqipërisë, post që e mbajti deri në dhjetor 1981. Krahas detyrës së kryeministrit, në vitet 1975-1981 ishte edhe ministër i Mbrojtjes, duke kontribuar në ngritjen e ushtrisë shqiptare në nivelet e ushtrive të NATO-s, pavarësisht se Shqipëria nuk ishte anëtare e asaj aleance ushtarake. Një tjetër sferë ku shfaqet talenti i Mehmet Shehut, është edhe ajo e mendimit ushtarak, ku botoi artikuj studimorë dhe libra, si: “Kujtime dhe mësime nga lufta për çlirimin e Tiranës” 1950, “Njoftime mbi taktikën e luftës partizane”, “Mbi artin e luftës”, “Vepra të zgjedhura”, “Mbi fortifikimin” etj. Mbështetur në detyrën e lartë në krye të qeverisë shqiptare si dhe në horizontin e gjerë politiko-ushtarak, Mehmet Shehu ishte hartuesi kryesor i Tezave të Këshillit të Mbrojtjes, mbi bazën e direktivave të Këshillit të Mbrojtjes dhe të Enver Hoxhës, organizator dhe drejtues i punës për zbërthimin e këtyre tezave dhe hartimin e rregulloreve të luftimit (skuadër-togë-kompani; battalion; brigadë) për këmbësorinë dhe gjithë llojet e armëve e shërbimeve, duke i plotësuar kështu të gjitha strukturat me rregulloret përkatëse (1974-1979),  ideator dhe drejtues i stërvitjeve të mëdha në shkallë korpusi, me pjesëmarrjen e organeve të pushtetit dhe të ekonomisë për eksperimentimin e kërkesave të Tezave të KM dhe kompaktësimin e tyre në përballimin e një agresioni të mundshëm. Ai drejtoi stërvitjet “Tomori 68”, “Shqipëria 69”, “Drini 71”, “Peza 72”, “Kaptina 73”, “Semani 74” dhe “Shkumbini 81”, s dhe ishte ideatori kryesor i programeve dhe projekteve të fortifikimit të gjtihanshëm të vendit sipas koncepteve “nxënësisë së terrenit” me rajone të fortifikuara dhe tepër të fortifikuara (përfshi edhe objektet ekonomike, depot, pikat e drejtimit në sistemin tunel).

Puna më ka bërë që, duke qenë për 6 vjet komandant i Brigadës së Parë në Tiranë dhe disa vjet në Durrës, të takohesha disa herë me kryeministrin Mehmet Shehu, të bisedonim për problemet e ushtrisë dhe mbrojtjes. Ai të krijonte mundësinë për të pasur kushte të shkëlqyera në punën tonë dhe njëkohësisht me të mund të flisje lirshëm duke vlerësuar punën që e shikonte se ishte bërë siç duhej.

Mehmet Shehu mban shumë dekorata, mes të cilave edhe “Hero i Popullit” dhe i “Punës Socialiste”. Ai ka qenë deputet i zgjedhur ën të gjitha legjislaturat e Kuvendit Popullor deri në vitin 1981, si dhe anëtar i KQ të PPSH dhe anëtar i Byrosë Politike. Natën e 17 dhjetorit 1981, Mehmet Shehu ndërron jetë në mënyrë tragjike. Ai ka qenë dhe është gjenerali më i talentuar ndër 70 gjeneralët e ushtrisë shqiptare të shekullit të XX.

Për mendimin tim, plani për vrasjen e kryeministrit Mehmet Shehu, ishte planifikuar me kohë nga vampiri Enver Hoxha. Kjo, për t’i hapur rrugë dhe për të drejtuar vendin Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Mehmet Shehu, sipas mendimit tim, është helmuar dhe më pas është qëlluar me pistoletë. Atë e vranë shoqëruesit e tij. Ramiz Alia dhe Nexhije Hoxha nuk thanë asnjëherë të vërtetën për këtë ngjarje. Mehmet Shehu, kur kishte ngjarje në ushtri, thoshte: Kur vret dikë, është krim; kur vetëvritesh, është mëkat; kur lejon të të vrasin, është nënshtrim!

Beteja e Mushqetasë

Prita në rajonin e Mushqetasë u organizua dhe drejtua nga komanda dhe shtabi i Divizionit të Parë Sulmues, nga strategu i këtij lloj luftimi, Mehmet Shehu. Ai kishte planifikuar dy kurthe për forcat armike: I pari prej Qafë-Krrabës dhe deri tek ura e Erzenit nga 8 batalione me rreth 1500 luftëtarë dhe i dyti nga ura e Erzenit deri tek ura e Farkës nga 3 batalione me rreth 700 luftëtarë. Manovra e forcave u krye me shpejtësi e fshehtësi dhe zgjati rreth 22 orë. Manovrën më të madhe, afro 30 km, nga Shijaku deri në Vishaj, e kryen forcat e batalionit të katërt të Brigadës së IV. Organizimi i luftimeve në pritë u realizua në kohë shumë të shkurtër, vetëm në 1-2 orë dhe përfundoi në orën 16 të datës 14 nëntor. Forcat u vendosën të maskuara deri në 50 metër larg rrugës. Pasdite kreu i autokolonës gjermane arriti te ura e Erzenit, ndërsa fundi i saj, në rajonin e Qafë-Krrabës. Ajo u fut e tëra në kurthin e parë të pritës, pa kuptuar asgjë se cfarë po ndodhte. Në këtë kohë forcat hapën zjarr të befasishëm me të gjitha llojet e armëve. Luftimet u zhvilluan me ashpërsi, të karakterizuara kryesisht në luftime në distancë të afërt dhe luftime trup me trup.

Në mëngjesin e 15 nëntorit pushtuesit gjermanë gjendeshin të rrethuar nga të tëra anët. Ata, duke e parë vdekjen me sy, u hodhën në kundërsulme të egra, të mbështetur nga tanket dhe autoblindat. Pas përpjekjeve të shumta, kreu i autokolonës armike mundi të kalonte kurthin e parë dhe të futej në të dytin, ku ra përsëri në zjarrin vdekjeprurës e të befasishëm të forcave tona. Pak forca gjermane (afro 300 vetë) arritën të futen në kryeqytet, sepse jo vetëm që çanë me mjete të blinduara, por u ndihmuan edhe nga autoblindat e tanket e ardhura nga Tirana.

Deri ën këtë kohë nuk ishte arritur një rezultat aq i madh e me leverdi, siç qe prita e Mushqetasë, ku armikut iu vranë më shumë se 2000 vet dhe 300 të tjerë u kapën robër, iu shkatërrua i gjithë armatimi, teknika luftarake dhe materiali tjetër mbështetës. Ky sukses u arrit në sajë të marrjes në kohë të të dhënave për lëvizjet e armikut, vlerësimit të shpejtë të gjendjes, marrjes së vendimit të drejtë, vënies në kohë të detyrave luftarake, përqendrimit të një sasie të madhe forcash, manovrës së shpejtë, organizimit të mirë të pritës, shfrytëzimit të terrenit, zhvillimit të luftimeve në largësi të vogla e mbi të gjitha, në sajë të moralit të lartë e mjeshtërisë luftarake të luftëtarëve.

Ndërkohë që zhvilloheshin me sukses luftimet në pritën e Mushqetasë, autokolona tjetër gjermane që lëvizte në aksin Elbasan-Rrogozhinë-Durrës-Vorë, u godit dhe dëmtua rëndë nga forcat partizane të Brigadës XII në Bishqem dhe nga forcat e Brigadës XI në kodrat e Rrogozhinës. Të dyja këto brigada i vazhduan goditjet kundër armikut në tërheqje dhe çliruan qyetet e Peqinit, Rrogozhiës dhe Kavajës. Kësaj autokolone dhe forcave të tjera gjermane të garnizonit të Durrësit, iu shkaktuan humbje të tjera nga një pjesë e forcave të Brigadës X, të cilat pas luftimesh të ashpra, në 16 nëntor çliruan Durrësin dhe Shijakun. Asgëjsimi pothuajse tërësisht i autokolonës gjermane në Mushqeta dhe dëmet e shumta që iu shkaktuan autokolonës tjetër armike në rrugën Peqin-Durrës-Vorë, i vunë ën gjendje tepër kritike forcat gjermane të rrethuara në Tiranë. Ato humbën çdo lloj shprese shpëtimi. Shtabi i përgjithshëm i Vermahtit, duke vlerësuar gjendjen e këtyre forcave, vinte në dukje se: “Zhvendosja e pikës së gravitetit nga veriu vonohet të paktën 10 ditë, për shkak të aktivitetit intensive të bandave kundër lëvizjeve të marshimit dhe evakuimit në zonën e Tiranës”. Forcat e brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerje sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës. Si rrjedhojë, forcat e Brigadës I pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin etj. Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit. Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e ministrive, te Banka, te Bashkia dhe në hotel “Londoni” (aty ku është Muzeu Historik Kombëtar). Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi, ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e aviacionit. Që andej, pasi u organizuan për marshim, lëvizën drejt Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë-Vorë-Laç.

 Në mëngjesin e 17 nëntorit 1944, pas 19 ditë e net luftimesh të ashpra e të pandërprera, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Me çlirimin e Tiranës shtabi i Korparmatës I dha udhëzimet e nevojshme pspastrimin e saj nga armiqtë e fshehur, për çminimin e objekteve dhe të vendeve të minuara nga armiku, për spastrimin nga rrënimet dhe normalzimin e jetës. Brenda pak ditëve, forcat e UNÇSH-së, bashkë me popullin dhe nën drejtimin e këshillave nacionalçlirimtare e të komandave të qytetit, i realizuan detyrat e caktuara. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadër të mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së nën drejtimin e Mehmet Shehut për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme. Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit tonë, duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut dhe duke vonuar tërheqjen e forcave gjermane drejt Jugosllavisë.

  Lufta për çlirimin e Tiranës është operacioni më i madh i shkallës operative-strategjike, i zhvilluar nga UNÇSH për çlirimin e qyteteve. Ky operacion u zhvillua në një hapësirë prej rreth 4000 km2, duke përfshirë jo vetëm çlirimin e Tiranës, por edhe të qyteteve përreth saj. Në këtë luftë dhanë jetën 127 luftëtarë dhe u plagosën 290 të tjerë. Nga ana tjetër, humbjet e armikut ishin të mëdha, ndonëse ata ishin superior në forca dhe armatime. Armiku pati rreth 3000 të vrarë dhe 300 robër, ndërkohë që u kapën edhe shumë armatime të llojeve të ndryshme. Ky operacion u përgatit dhe zhvillua sipas kërkesave të taktikës së luftës së rregullt (ballore) e gërshetuar me element të taktikës së luftës partizane. Kjo luftë provoi se mësymja në qendrat e mëdha të banuara e të fortifikuara mirë, ishte një ndër mënyrat më të vështira të luftimit mësymës që mund të realizohej me sukses duke zhvilluar luftime me qëllime vendimtare, me forca të mjafta e të përgatitura mirë moralisht e ushtarakisht. Në kushtet kur forcave tona iu mungonin tabnket, aviacioni dhe sasia e nevojshme e artilerisë për shkatërrimin dhe nxjerrjen jashtë loje të objekteve të fortifikuara të armikut, përdorimi në masë i grupeve të vogla të sulmit, zhvillimi i luftimeve në largësi të vogla, kryesisht natën, dhe shpejtësia e befasia e tyre, ishin çelësi i suksesit.   Gjatë gjithë operacionit për çlirimin e Tiranës, nisma operativo-strategjike dhe ajo taktike, u mbajt në duart e forcave tona. Mbizotëroi sulmi i gërshetuar me veprimet mbrojtëse. Në luftimet për çlirimin e Tiranës e të qyteteve të tjera, luftëtarët u treguan mjeshtër në përdorimin e armëve, shfrytëzimin e territorit e të objekteve duke ndërthurur lëvizjen me zjarr, sulmin përballë me atë në krahë e shpinë, sulmin me nënreparte e repartee me sulmin në befasi të grupeve të vogla të luftëtarëve.