Tiranë, 25 gusht 2014 – Sekretari personal i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi, në ditarin e tij, që po publikohet nga e përditshmja Panorama, flet për periudhën pas vetëvrasjes së dyshimtë të Mehmet Shehut.
Në shënimin e datës 5 shkurt 1982, ai thotë se Enver Hoxha e kishte urdhëruar që t’ia lexonte tre herë në ditë letrën që kishte lënë Mehmet Shehu.
“Si mbaroja se lexuari, shoku Enver më thoshte: Sa i poshtë paska qenë! Quan Jago dy shokë të rëndësishëm, po Jago ka qenë vetë. Kërkon të përçajë udhëheqjen, të krijojë dyshime mes shokëve,” shkruante Kroi.
Ai përmend në ditarin e tij edhe një detaj.
Sipas tij, Mehmeti mbante në studio materiale porno.
“Sa erdhi shoku Enver, e informova se tërhoqa nga shoqja Vito një çelës, që ajo mendon se mund të hapë sirtarin e zyrës së shokut Hysni, që vazhdon të qëndrojë i mbyllur dhe mund të ketë dokumente, por pasi e provuam, doli se nuk ishte çelësi i tij. Shoku Enver më tha se do të shikojë në shtëpi mos ka ai nga çelësat e shokut Hysni dhe do t’i sjellë të provojmë. Shokut Hekuran i dorëzuam me Vasken pesë video mbi seksin dhe një album me ilustrime pornografike, materiale që i gjetëm mes të tjerave në shtëpinë e armikut Mehmet Shehu”.





