8 dhjetor 2014 –  Ish kryeministri  i parë jo komunist i Shqipërisë Aleksandër Meksi , ka folur për  hapjen e dosjeve dhe ligjin e lustracionit ne Shqipëri  . Ne një intervistë për “Java” , Meksi ka thënë se Shqipëria ka nevoje për një ligj lustracioni jo vetëm hapje te dosjeve siç po mundohen ta trajtojnë jo pa qellin individë  e grupime te caktuar . Z. Meksi sjell përvojën dhe përpjekjet e tij si politik për  miratimin  e këtij ligji qe ne vitin 1992 por qe për fat te keq nuk u realizuar asnjë here i plotë.

Zoti  Meksi ka këmbëngulur që në ligjin e lustarcionit të përfshihen edhe gazetarët dhe veçanërisht ata qe ai i quan “bosë të shtypit” pronare e drejtues të medieve. Projekt Ligji Ka  nevoje për përmirësim  sepse janë mënjanuar nga lustracioni  drejtuesit e medieve vizive dhe gazetave te mëdha, ata që bëjnë katrahurën e madhe me dizinformacion “  I pyetur : Pse ka ndodhur kjo, ai tha se:”kishte mbetur edhe  vete i habitur  kur kishte lexuar draftin e dorëzuar ne Kuvend . Në draftin që zonja Ballauri ka konsultuar me  mua vetëm disa ditë para se ta dorëzonin ne Kuvend neni, por gazetarët ka qene madje shume serioz dhe i plotë. Se çfarë ka ndodhur e kush e ka hequr nuk e di, por mund të pyesni zonjën Elsa Ballauri. E lamë që ta shihnim versionin përfundimtar, por nuk më erdhi” ,thekson  z. Meksi

Por Meksi sjell ne vëmendje edhe një problem tjetër shume të debatuar që ka të bëje me “zhdukjen” e dosjeve për persona të veçantë në fund të viteve 1980  dhe fillim të viteve 1990 . Ka shume prova për këtë madje ne çuam edhe në burg disa zyrtarët përgjegjëses. Por ai thotë se gjithsesi listat kane mbetur dhe për lustracionin mjaftojnë edhe ato . “Prishja e dosjeve ka filluar fare ne fund të viteve 1980 kur u hoq Ligii për Agjitacion e Propagande. Janë zhdukur nga viti 1988 dhe në vitin 1992 shumë syresh. Dhe te mos harrojmë se për këtë punë Ministrat e Brendshëm kanë shkuar deri në burg”. Lustracioni do të na ndihmojë që disa persona të largohen nga vendimmarrja, thekson ish kryeministri i PD-së.

/Minerva/