Ende pa e marrë veten nga tërmeti prej 7.1 ballësh i disa ditëve më parë që shkaktoi mbi 200 viktima, Meksika është goditur sot nga një tjetër tërmet.
Sizmiologët amerikanë thanë se tërmeti i sotëm është me magnitudë prej 6.2 ballësh i përqendruar në shtetin jugor të Oaxacas.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në kryeqytetin e vendit, Mexico City.
Tërmeti ndodhi rreth orës 07:53 minuta me orët lokale në një thellësi prej 75 km dhe me një epiqendër rreth 12 km në veri të qytetit Ixtepec, rreth 530 km në jug të Mexico City.
Ende nuk flitet për viktima, por dëmet materiale janë të shumta.