Një meksikan, jeton nën shkëmb mbi 30 vite. Benito Hernandez jeton nën shkëmb së bashku me gruan dhe shtatë fëmijët e tij. “Banesa” e tyre ndodhet rreth 80 km në jug të Teksasit.
Hernandez për herë të parë këtë vend e vizitoi që nga mosha tetë vjeçare dhe që atëherë jeton nën këtë shkëmb. Edhe pse ky shkëmb ishte vetëm një vendi papërshtatshëm për jetesë, Benitos iu deshën 20 vjet që ligjërisht ta posedojë tokën.
Ai dhe gruaja e tij, Santa Marta, fitojnë duke punuar gjithçka që do të gjendet në afërsi. Për shembull, ata përpunojnë një bimë nga e cila fitohet dylli, i cili përdoret në çamçakëzat, buzëkuqët dhe shurupët kundër kollës.
Gjashtë fëmijët e Benitos dhe Santa Martas janë të vendosur aty pranë, ndërsa ata së bashku me një fëmijë tjetër nuk kanë dëshirë për t'u larguar nga shtëpia nën shkëmb, edhe pse ata e dinë se mund të gjejnë një shtëpi më të rehatshme.
Përkundër vështirësive, Hernandez kujton: "Unë fillova të jetoj që në moshën tetë vjeçare, duke mbijetuar i vetëm. Së bashku me gruan time kemi rritur shtatë fëmijë, kështu që unë nuk shoh ndonjë arsye pse të zhvendosemi. Më pëlqen ky vend! ", thotë Hernandez.