DURRËS, 8 tetor 2014 –   Xhandarmëria meksikane ka marrë kontrollin e plotë të qytetit Iguala dhe ka çarmatosur policinë bashkiake, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në zhdukjen e 43 studentëve së bashku me një organizatë kriminale.

Presidenti meksikan premtoi se autorët e vrasjes së studentëve në këtë qytet do të ndëshkohen rëndë.

Ndërkohë 22 policë janë arrestuar, ndërsa disa anëtarë të një grupi kriminal kanë pranuar se kanë vrarë 17 studentë.

27 studentë të tjerë janë djegur dhe më pas janë groposur në një varrezë masive në kodrën e qytetit.

Ende nuk ka një version zyrtar për shkakun e zhdukjes së studentëve, të cilët ndodheshin në qytet për të marrë pjesë në një manifestim.

Sapo kanë mbërritur në qytet, autobusi me të cilin udhëtonin është qëlluar me plumba nga policia dhe njerëz të armatosur. Policia ka bërë pastrimin e vendit të krimit duke zhdukur pa “gjurmë” trupat e viktimave, ndonëse krimi është bërë para syve të shumë qytetarëve.

 

/Index.al/