1 dhjetor 2014 –  Ish – pjesëtarja e grupit Spice Girl, Mel B ka patur një histori dashurie me një femër për 4 vjet. Deklarata vjen nga vetë këngëtarja 39 – vjeçare në një intevistë për gazetën the Guardian.

Mel B tha se kishte qenë e lidhur me Christina Parker, nënë e dy fëmijëve, të cilën e kishte njohur tek shkolla e së bijës në Los Angeles. Krenare për historinë e saj me një femër, Mel B rrëfen se kjo lidhje mbaroi para se së ajo të gjente dashurinë në krahët e bashkëshortit të saj aktual Stephen Belafonte, me të cilin u martua në 2007 – ën.