Pak javë para nisjes së turneut të shumë pritur të “Spice Girls”, Mel B që mbart një “lumë me sekrete”, po i nxjerr të gjitha një e nga një.
Pasi rrëfeu për marrëdhënien seksuale me shoqen e grupit, Gerin (gjë që u mohua nga ana e saj), tani në një tjetër rrëfim nga autobiografia e saj (publikuar më 2002-shin) rrëfen netët e çmendura që kanë kaluar bashkë.
"I jepnim makinës me gjoksin jashtë kur ishim në autostradë, për të qeshur, në orët e para të mëngjesit”.
Sipas asaj që tregon Mel, ajo dhe Geri silleshin si një çift i mirëfilltë.
"Ndonjëherë unë dhe Geri rrinim në shtrat deri të shtunën pasdite, zgjoheshim rreth orës 2 të natës dhe e kalonim më pas kohën në “Ministry Of Sound” (një klub nate në Londër).
Zakonisht drejtonim makinën në autostradë me gjoksin jashtë, për shaka.
Ishte shumë zbvitëse, derisa vumë re një tip që na u afrua me një fytyrë prej manjaku
U trembëm shumë në fakt. Mund të ishte një manjak dhe mund të ndodhte gjithçka. Geri ndërroi korsi dhe arritëm ta shmangim, por ama vazhduam rrugën me gjoksin e zbuluar”, shkruan në autobiografi.





