Melania Trump kujtoi takimin e saj të parë me Donald Trump në librin e ri.

Ajo pranoi se Trump ishte në një takim me një grua tjetër, kur e pa dhe filloi të flirtonte me të.

Melania shpjegoi në libër se ishte në një festë të ‘Javës së Modës’ në vitin 1998 me një mik kur Donald iu afrua atyre, pavarësisht se ishte në shoqërinë e një gruaje tjetër.

“Përshëndetje. Unë jam Donald Trump – tha burri kur erdhi në tavolinën time”, ka shkruar ajo. Megjithëse e njihte emrin, ajo nuk dinte asgjë për Donaldin.

Ai zgjati dorën drejt saj dhe filloi një bisedë. “Sytë e tij ishin mbushur me kuriozitet dhe interes. E shfrytëzoi rastin, u ul në tryezën time dhe filloi një bisedë. Më pyeti për kohën që kalova në Neë York, shtëpinë time në Slloveni dhe udhëtimet e mia nëpër botë”, thekson Melania.

Edhe pse ishte një takim i shkurtër, Melania thotë se la një përshtypje të mirë.

“Që nga momenti që filloi biseda jonë, unë u mahnita nga sharmi dhe lehtësia e tij. Kishte kaq shumë aktivitet të gjallë rreth nesh, por fokusi i tij i qëllimshëm në ndërveprimin tonë më bëri të ndihesha sikur isha në qendër të botës së tij”.

Megjithatë, Donaldi nuk ishte i vetëm atëherë, por shoqërohej nga një grua tjetër.

“Kur ajo u largua për një moment, më kërkoi numrin e celularit”, tha ajo.

Melania e refuzoi, gjë që e befasoi. Në vend të kësaj, Melania i kërkoi Donaldit t’i jepte numrin e tij, të cilin ai e pranoi me kënaqësi me një kusht.

“Do të të jap numrin tim nëse më premton se do të më telefonosh”, i tha më pas.