Melania Trump ka dekoruar për herë të fundit Shtëpinë e Bardhë, përpara se bashkëshorti i saj, Donald Trump të lërë zyrën më 20 janar.

Mëngjesin e 30 nëntorit, Melania falenderoi të gjithë ata që e ndihmuan për dekorimin e shtëpisë duke publikuar në rrjete sociale disa foto të shkrepura pranë pemëve gjigante.

“Së bashku ne festojmë këtë tokë që jemi krenarë ta quajmë shtëpi”– shkroi Zonja e parë e Amerikës krah fotove. Ndjekësit e kanë përgëzuar shumë Melaninë për guston e saj dhe mënyrën si e ka dekoruar edhe këtë vit Shtëpinë e Bardhë.