Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë.
Meloni theksoi gatishmërinë e qeverisë italiane për të respektuar institucionet sovrane të vendeve të tjera, duke mbetur e bindur se vendimet e Gjykatës nuk do të vënë në rrezik marrëveshjet e vendosura.
“Unë jam optimiste, por nuk mund të flas për atë që ndodh në një komb sovran, respektoj vendimet e një kombi sovran. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ne do të bëjmë çmos për ta përshpejtuar më tej. Tani për tani nuk na duhet një plan B. Nëse është e nevojshme do ta kërkojmë”, deklaroi ajo për mediat.