Kryeministria italiane Giorgia Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, në prag të vizitave që ai pritet të kryejë ditët e ardhshme në Bruksel, Romë dhe Londër.
Kryeministrja italiane i riafirmoi edhe një herë solidaritetin e Italisë ndaj Ukrainës, pas sulmeve të fundit ruse.
“Giorgia Meloni informoi presidentin Zelenski se vendi i saj do të dërgojë material të jashtëzakonshëm për mbështetjen e infrastrukturës energjetike dhe të popullit ukrainas.”
Sipas njoftimit të qeverisë italiane, “gjeneratorë të kompanive italiane do t’i dërgohen Ukrainës në ditët në vijim”.
Meloni shprehu edhe një herë mbështetjen e saj për negociatat që janë në zhvillim e sipër dhe për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara “për të gjetur një proces që do të çojë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.
“Gatishmëria e Ukrainës për t’u ulur në tryezën e negociatave me mirëbesim e ndihmon këtë proces.
Për pasojë, u ritheksua pritshmëria që të ketë një hapje të ngjashme edhe nga pala ruse,” përfundon njoftimi i qeverisë italiane.





