Liga e Kampionëve është bërë tabu për Gigi Buffon. Pas eliminimit sensacional të PSG-së nga Manchester United ka filluar të plasë gallata në rrjetet sociale me Buffonin, duke kujtuar shpërthimin e tij të pas ndeshjes Real-Juve vitin e kaluar.
Në fakt për Buffonin triumfi në Champions është bërë tashmë tabu. Ai ka humbur 3 finale me Juventusin në vitin 2002 ndaj Milanit, në vitin 2015 ndaj Barcelonës, dhe në vitin 2017 nga Real Madrid.
Por edhe këtë vit gardiani italian i dha lamtumirë Championsit që në 1/16.





