Ledian Memushaj gjithmonë e më pranë Beneventos sipas mediave italiane. Ftohja e krijuar me Pescarën dhe trajneri Zdenek Zeman ka bërë që mesfushori i kombëtares kuqezi të shndërrohet sërish në një emër të lakuar në merkato. Sipas mediave në vendin fqinj, vlonjati duket më pranë një qëndrimi në Serie A sesa tranferimit në Zvicër te Sion, ku do të kishte si trajner Tramezzanin. Pavarësisht se me Tramezzanin, Memushaj ka marrdhënie shumë të mira gjithsesi dëshira e tij është për të qëndruar në kampionatin italian dhe ofertat nuk i mungojnë.
Skuadra më e interesuar për blerjen e tij është Benevento, që këtë vit u ngjit në Serinë A dhe që deri në këto momente ka siguruar dhe shërbimet e një tjetër futbollisti kuqezi, Berat Xhimshiti. Te Benevento, Memushaj jo vetëm do të qëndronte në elitën e futbollit italian por gjithashtu do të kishte sërish një rol protagonisti, duke qenë se Benevento ka shumë nevojë për një lojtarë me përvojë si ai në repartin e mesit të fushës.