Policia ka referuar në Prokurori, materialet procedurale në ngarkim të një të riu nga Durrësi, që punon si menaxher në një lokal në kryeqytet.

Shkak është bërë mosrespektimi i afatit kohor që lejohet me ligj, që pas orës 00:00 ulet volumi i muzikës në lokalet të cilat ndodhen në zona të banuara.

Bëhet fjalë për shtetasin K.G. vjeç 25, banues në Durrës. “Si manaxher në një lokal, nuk ka ulur muzikën pas orës 00:00, duke u bërë shqetësim për banorët dhe prishur qetësinë publike”, informon policia.

Tashmë ai do të përgjigjet për veprën “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.