U përfol për një aksident të mundshëm me makinë të dy artistëve, Alban Skënderaj dhe Ermal Mamaqi në qytetin e Ferizajt.

Por i kontaktuar nga Gazeta Express, menaxheri i Albanit e mohoi lajmin e aksidentit duke thënë se Albani ndodhet në një hotel në Shkup. Pra është aksidentuar vetëm Ermal Mamaqi, i cili nuk ka pësuar lëndime. Dy artistët, kanë qenë të ftuar në një event në Kërçovë, Shkup, me rastin e Fitër Bajramit.