Qendra Për Sigurinë në Europën Juglindore e drejtuar nga Z. Fatmir Mediu, Programi pranë Columbia University në New York për ndertimin dhe të drejtat e njeriut, e drejtuar nga David Philips si dhe Qendra shqiptare per për zbatimin e ligjit e drejtuar nga z. Jordan Daci me mbështetjen e z. Lulzim Basha lider i opozitës, zhvilluan nje Toën Hall meeting për situatën ligjore dhe ekonominë në Shqipëri me pjesmarrje nga USA, Franca dhe Shqipëria.

Në fjalen e tij David Philips, u shpreh se “Covid është përdorur si një mënyrë për të kufizuar liritë shoqërore. PD ka dhënë kontribute që duhet të mirëpriten nga qeveria. Shqipëria ka probleme serioze me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ka probleme me manipulimin e zgjedhjeve. 15 kushtet e vendosura nga BE tregojnë qartësisht se sa larg standarteve demokratike dhe vlerave Europiane është Shqipëria”.

Ndërsa Mike Barbera është shprehur se: “Sot bota po kalon një krizë besimi. Sistemet tona shëndetësore na kanë lënë në baltë. Menaxhimi ekonomik i pandemisë ka qenë i keq kudo por veçanërisht në Shqipëri dhe rajon. Pyetja është, a do të realizojnë dot qeveritë një tranzicioni daljeje nga pandemia në mënyrë që të ruhen edhe liritë tona themelore?

Sipas tij, pavarësisht se sundimi i ligjit është në regres. Liderët e rajonit duhet të bëjnë këto 5 gjëra:
1- Liderët duhet të kenë strategji të pastër ekonomike dhe financiare
2- Liderët duhet të komunikojnë në mënyrë transparente
3- Duhen veprime reale për të implementuar ndryshimet e reja.
4- Nevojiten patjetër të dhëna reale, dhe evidence mbi të cilat bazohet vendimmarrja.
5- Patjetër, qeveritë duhet të kthejnë tek qytetarët të drejtat dhe liritë që kufizuan përkohësisht.

Nga ana e tij lideri i opozitës, Lulzim Basha falenderoi SHBA për ofrimin e testeve për Covid-in duke qenë se qeveria nuk bëri mjaftueshëm teste.

Ai tha se Shqipëria po përballet tani me dy sfida.

“Sfida e parë është kriza politike dhe kushtetuese. Kjo krizë i ka rrënjët në zgjedhjet e manipuluara të 2017-ës. Me një pushtet i cili ka çrregulluar edhe përpjekjet euroatlantike për një reform reale në drejtësi. Së dyti vjen sfida ekonomike. Buxheti i shqiptarëve ka shkuar kryesisht në 2 rrugë harxhimesh. Programi i parë është ai i fasadave buzëkuq i quajtur “Rilindja Urbane” në një vend me papunësi të madhe dhe varfëri të skajshme. Rruga tjetër është rrjedhja e parave përmes pseudoprogrameve të konsideruara gabimisht si PPP.

85% e popullit Shqipëria ka humbur 10 herë më tepër vende pune sesa Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për rreth 65000 vende pune përfundimisht dhe po kaq vende pune përkohësisht. Korrupsioni është endemik, një sondazh i ditëve të fundit nga NDI ka treguar se beson se vendi është thellësisht i korruptuar.Rruga e daljes është restaurimi i institucioneve demokratike dhe gjyqësorit të lirë, medias së lirë, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”,- tha ai.

Ndërsa Fatmir Mediu u shpreh se pandemia u përdor nga qeveria për të frikësuar njerëzit dhe për të kufizuar liritë e tyre.

“Sot në Shqipëri kemi rastin e një regjimi jo kushtetues, me mazhorancë absolute, në duart e një njeiru Edi Rama. Kur ne mbyllëm qeverisjen e mëparshme, vendi ishte një anëtar i ri por krenar dhe i dedikuar në NATO. Kur Rama erdhi në pushtet, ai deklaroi se çdo gjë do të nisë nga 0. Të gjithe kemi qene për reformën në drejtësi, për një drejtësi të pavarur. Veprimet e njëanshme të rilindjes duke prishur konsensusin u bënë me qëllim qe të kontrollojnë gjyqësorin. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ka shtuar korrupsionin, abuzimin e qeverisë dhe cënimin e lirive dhe të drejtave të qytetarve.

Shqipëria është një vend me institucione të dobëta, korrupsion të madh dhe ndikim të krimit të organizuar. Sipas BERZH Shqipëria do të përballet me në një krizë të thellë ekonomike dhe GDP do ulet në mënyre të ndjeshme duke shtuar papunësinë dhe varfërine në vend. Sot nuk kemi shtet as tre pushtete sic parashikon kushtetuta por Qeverinë nën urdhrat e një njeriu.

Pandemia eshte shfrytezuat për te frikësuar qytetaret dhe per te rritur kontrollin mbi qytetaret dhe ekonomine. Ky është shembulli sesi liderët autoritarë i uzurpojnë pushtetet dhe lirite.
Varfëria sjell frikë, frika sjell apati sociale dhe demokracia zbehet.

Rruga për kapercimin e kesaj situate eshte rikthimi i besimit të qytetarve të shteti dhe lirite e tyre.

Opozita duhet të jete krenare për historine e saj te qendrimit kunder komunizmit, te perballjes dhe ndryshimit te sistemit diktatorial, ndertimit te demokracise, ekonomise se tregut, afrimit me bashkimin Europian dhe antaresimit në NATO. Ajo duhet të vleresoj të gjitha kontributet njerezore te historise se saj dhe ti bej pjese të vendimarrjes SE saj politike dhe elktorale”,- tha ai.

Nga ana e tij, Selami Xhepa u shpreh: “Shqipëria ka krizë ekonomike për shkak të tri ngjarjeve kryesore, së pari nuk e mori veten kurrë nga kriza ekonomike globale e vitit 2008, së dyti, u trondit nga tërmeti i nëntorit të kaluar i cili ishte shkatërrimtar për disa rajone të vendit, së treti, pandemia që u pasua me goditjen e madhe ekonomike.

Ndërhyrja e derimëtanishme e qeverisë shqiptare në ndihmë të ekonomisë, ka qenë tepër e vogël dhe e pamjaftueshme dhe nuk ka mbërritur tek qytetarët.

Ne duhet të ndërmarrim politika ekonomike dhe fiskale të plota dhe jo vetëm masa gjysmake. Shoku ekonomik ishte i madh dhe përgjigjia e shtetit duhet të jetë proporcionale dhe jo e kufizuar.
Opozita duhet të përgatitet dhe strukturohet në këtë kohë përgatitore për zgjedhjet me një platformë serioze për ekonominë.

Jordan Daci tha: “Sot në Shqipëri nuk ekziston sundimi i ligjit për shkak se nuk ekziston balanca e pushteteve. Së fundmi mazhoranca ka vendosur që të mos propozojë më draft-ligje në parlament, por i çon parlamentit akte normative të gatshme, dhe parlamenti vetëm i voton pa i diskutuar dhe pa transparencë me publikun. Shumë akte normative të qeverisë kanë hyrë në fuqi javë përpara se të botoheshin për publikun”

Andi Mustafaj u shpreh: “Qeveria ka dështuar që të kryejë një debat, që në dukje është filozofik, por në fakt është i thjeshtë: si e ndikon ligji shoqërinë dhe si shoqëria ligjin. Ligjet tona janë një konglomerat arnimesh prej disa ligjeve nga italia, disa nga holanda disa nga franca e disa nga gjermenia. Por nëse ligjet nuk i përshtaten një populli, ato ligje nuk do t’i shërbejnë dot vendit. Ky është rasti i Shqipërisë.

Opozita duhet të krijojë laboratore suksesi, për të dhënë shembujt e mirë dhe modelet e mira për rininë shqiptare.

Mënyra sesi kryeministri i trajton njerëzit, se si tallet me ta, dhe se s ii keqtrajton dhe ofendon ministrat e vet dhe ata që punojnë për të, janë mbjellë në shoqëri si një kancer dhe shumë njerëz e ndjekin si model sjelljeje sepse e shohin çdo ditë në TV”.