Shqipëria, Kosova dhe Maqedoni janë bërë së bashku për të menaxhuar ekosistemet ndërkufitare.

Marrëveshja u nënshkrua nga tre ministrat e mjedisit, ai i Shqipërisë Lefter Koka, i Kosovës Ferhat Shala dhe i Maqedonisë, Bashkim Ahmeti.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Ministri shqiptar Lefter Koka u shpreh se “Vullneti i përbashkët ka rëndësi kyçe për ta bërë të zbatueshëm këtë projekt dhe të tjera mes vendeve tona”

Ministri kosovar Shala,shprehu gatishmërinë për realizimin e këtij projekti  duke theksuar se Kosova ka çdo mekanizëm dhe kapacitet për të bërë të mundur këtë projekt.

Ndërsa Ministri maqedonas u shpreh se kështu mund të kontribuojmë në mbrojtjen më efikase dhe përmbushjen e qëllimeve globale për biodiversitetin.