Fitimi i çmimit të lojtarit më të mirë të UEFA-s nga Luka Modric ka acaruar sëtepërmi, agjentin e Cristiano Ronaldos , Jorge Mendes por edhe drejtorin e përgjithshëm të Juventusit Beppe Marotta. Ronaldo i cili u shpall sulmuesi më i mirë i edicionit të kaluar të Championsit nuk ishte i pranishëm në Montecarlo pasditen e djeshme dhe nuk është prononcuar për mediat.

Megjithatë lajmin për nderimin e Modric, nuk ka mërzitur vetëm Ronaldon por edhe Jorge Mendes dhe Beppe Marottën. Në një intervistë për mediat portugeze, Mendes e ka quajtur qesharak vendimin e UEFA-s për të mos i dhënë këtë çmim Ronaldos për herë të 4-t në karrierë, duke theksuar se CR7 me 15 golat e tij ishte ai që i dha Championsin e tretë radhazi Realit të Madridit.

Ronaldo ishte njeriu që eliminoi Juventusit nga edicioni i shkuar i Championsit me 2 gola vendimtarë një në Torino dhe një në Madrid, por për vetë faktin se tashmë portugezi është pjesë e Juves edhe Beppe Marotta ka nënvizuar se ka mbetur shumë i surprizuar nga dhënia e këtij çmimi për Modric, pasi sipas drejtuesit bardhezi, Botërori nuk ndikon në zgjedhjet e UEFA-s.