1 tetor 2015 – Një grua që kishte frikë se në kokë mund t’i kishin hyrë shpirtrat e këqinj, pasi dëgjonte disa zhurma misterioze, zbuloi diçka shokuese. Në veshin e saj jetonte një merimangë e gjallë.

Li Meng nga Kina kishte dhimbje dhe dëgjonte zhurma në vesh. Veçanërisht natën kur ishte qetësi, zhurmat bëheshin më të forta në kokën e saj. Ajo mendoi se mos ishin shpirtra të këqinj, pasi kishte ngrënë disa manaferra që rriteshin mbi një varr. Madje këtë ide ia kishte ngulitur edhe i dashuri i saj supersticioz.

Por, kur shkoi në spital, ajo zbuloi të vërtetën e shpifur. Mjeku ia nxori merimangën nga veshi dhe ky moment është filmuar e më pas është publikuar dhe nga mediat e huaja.

Doktori që “shpëtoi” veshin e gruas, tha se ka shumë raste shumë të tilla. Në klinikën e tij shkojnë shpesh persona, të cilëve u kanë hyrë insekte të ndryshme në vesh.

/S.L. portali DurresLajm/

Kujdes: Pamje shqetësuese!