Një vajzë e re nga Milton Milton Keynes vendosi që t’i bëjë një shaka të dashurit të saj, për të parë më shumë edhe se si ai do të reagonte.

Siç raporton “Mirror”, Cheeky Rebekah Eldridge mbuloi duart me një lëng të kuq që ngjan si gjak duke pretenduar se i kishte ndodhur diçka e tmerrshme dhe më pas merr menjëherë në telefon të dashurin që të vijë në shtëpi sa me shpejt për ta ndihmuar.

Ndoshta ajo nuk e kishte pritur këtë reagim të tij, pasi djali kur ka parë të dashurën e tij të mbuluar me “gjak” dhe i është afruar për ta ndihmuar në fakt nuk ja ka arritur sepse i ka rënë të fiket dhe ka përfunduar i shtrirë në tokë.

Më pas vajza me butësi tenton ta sjellë në vete duke i sqaruar se ishte vetëm një shaka e saj. “Zemër ishte vetëm një shaka”. Kur ai hap sytë dhe merr vesh se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë, ai thotë se gjithçka është në rregull për aq kohë sa njeriu i tij i zemrës është mirë.