Një 23-vjeçar dyshohet se ka qëlluar dy nga anëtarët e familjes së tij, pasi mendonte se po praktikonin magji mbi të, në Teksas SHBA.

Wilman Sandoval, u arrestua të dielën dhe në fotografinë që u bë nga Zyra e Sherifit të Qarkut Harris, si shihet duke buzëqeshur. Sandoval akuzohet se plagosi të fejuarën e tij 26-vjeçare dhe vëllanë 17-vjeçar, tha Sherifi Ed Gonzalez në X. Policia i gjeti të dy të plagosur dhe u dërguan menjëherë në spital në gjendje kritike, ndërsa Sandoval u arrestua.

“Ai dyshonte se anëtarët e familjes po kryenin një lloj magjie mbi të dhe ai ishte i mërzitur për këtë,” tha Gonzalez në vendngjarje.

Sandoval më herët gjatë ditës thuhet se u ngrit nga divani dhe qëlloi me pistoletë në kuzhinë ku një nga të afërmit e tij po gatuante, sipas të dhënave paraprake gjyqësore të siguruara nga New York Post. Një prej viktimave u qëllua me gjashtë plumba. Kur i afërmi tjetër shkoi për të ndihmuar viktimën e plagosur, Sandoval dyshohet se ka qëlluar dy herë dhe një herë e ka goditur në kokë. Një anëtar i tretë i familjes i cili ishte në apartament tha se Sandoval ia drejtoi armën por nuk u plagos, thuhet në dokument.

“Me sa duket kjo i kapi të gjithë në befasi,” tha Gonzalez.

Detektivët gjetën një pistoletë në vendngjarje që përputhej me përshkrimin e armës së zjarrit që u përdor. E fejuara dhe vëllai i Sandoval janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë nuk dihet nëse nëse Sandoval vuante nga probleme të shëndetit mendor.