Kevin Mannion 33 vjeç, mendoi se e kishte zënë gripi dhe refuzoi të shkonte tek mjeku. Kjo gjendje i zgjati disa ditë. Një mëngjes ai tentoi të puthte të fejuarën e tij, por ajo u shokua nga ajo që i panë sytë.

Mannion u dërgua në spitalin Warrington në Cheshire në Britani të Madhe, ku u diagnostikua me sindromën e rrallë Stevens-Johnson, sëmundje lëkure. Mannion, nga Newton Le-Willows në Merseyside, kaloi një muaj në spital.

E fejuara e tij, 30-vjeçarja Tanya Jackson ka thënë se i është lutur çdo ditë që ai të shkonte tek mjeku, por ai nuk ka pranuar deri në momentin që gjendja e tij ishte përkeqësuar. Tani ai është duke u kuruar dhe ka vetëm dhimbje fyti.