Ky sezon i “Big Brother VIP” njihet edhe për sprovat ose transparencën që banorët kanë shprehur gjatë emisionit, qoftë edhe kur vjen puna tek jetët e tyre personale.
Ditën e sotme Iliri ka vendosur të diskutoj me Monikën në lidhje me bashkëshorten e tij dhe ndjesitë që ka përjetuar në momentin që ka kryer tradhtinë ndaj saj.
“Vëllai i Madh” u ka dhënë një mundësi që secili banor të shkruajë një letër për më të dashurin e tyre apo ndonjë familjari, Iliri ka shprehur se këtë letër e meriton bashkëshortja e tij.
Sipas tij momenti më i frikshëm është kur ka menduar se e ka humbur atë.
“Disa mendime që kam pasur, disa dyshime, disa shpresa. Sepse unë sot e kësaj dite kam realisht imazhin e saj këtu kur e kam takuar me 15 tetor. Ka qenë i frikshëm për mua. I frikshëm! Nuk dija edhe çfarë të thoja. Mendova se e humba menjëherë“, u shpreh Iliri
Balerini është shprehur edhe më përpara, në fillim të edicionit të “Big Brother VIP”, në lidhje me tradhtinë ndaj bashkëshortes dhe që ajo e kishte falur.
Kujtojmë se bashkëshortja e tij Emanuela ka folur për emisionin “Goca dhe Gra” duke thënë se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj.