Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj duket se po i shijon më së miri pushimet në vendlindje. Edhe pse ajo ka mundësi të përballojë luksin, ajo shfaqet gjithnjë e më thjeshtë.

Së fundmi Emina ka postuar një foto nga fshati me ushqime tradicionale si speca, djathë dhe raki. Pas pushmeve luksoze dhe të bujshme në Mykonos, modelja është kthyer në Podhum, fshatin e lindjes në Mal të Zi, për të takuar familjarët dhe për të kaluar pak kohë mes natyrës. "Mëngjes në katun, bukë dhe raki"- shkruan ajo përbri fotove.