Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij italiane, Monica, jo pak herë tërheqin vëmendjen e publikut me postimet që bëjnë në rrjetet sociale.

Ata janë të martuar prej 5 vitesh dhe kanë sjellë në jetë vogëlushin Bojken. Përmes një postimi në InstaStory, Monica ka treguar zgjimin e ëmbël që i ka bërë bashkëshortit, të cilit i ka përgatitur mëngjesin dhe ia ka dërguar në shtrat.

"Zgjohu burri im zgjohu", shkruan ajo gjysmë shqip dhe gjysmë italisht krahas fotos.