Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Nëse doni të dobësoheni dhe të keni një bark të sheshtë ju duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme në mëngjes.
Bananja është një nga frutat më të shëndetshme. Nëse e konsumoni në mëngjes ajo do t’ju japë energjinë e nevojshme për të vazhduar pjesën tjetër të ditës.
Ja një recetë që ju jep energji dhe njëkohësisht ju ndihmon të bini në peshë:
Përbërësit: 1 lugë gjalp bajamesh, 2 banane, 1 lugë salcë kosi, 1 gotë qumësht i skremuar, 1 lugë mjaltë, pak arrë myshk.
Vendosini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini në shpejtësi maksimale për 2 minuta. Konsumojeni masën e krijuar çdo mëngjes./Shije