Meningjiti alarmon edhe Italinë. Veçanërisht 5 rastet e shënuara së fundi në Bergamo, kanë bërë që autoritetet shëndetësore të nisin një fushatë urgjente vaksinimi për stafin e spitalit Papa Giovanni.

Sipas mjekëve, 4 prej rasteve ishin të lidhura mes tyre dhe kishin të njëjtin burim të infektimit. Në Italinë fqinje që nga viti 2010 deri në 2016-n janë verifikuar të paktën 200 raste në vit me këtë infeksion, dhe sipas statistikave rezulton se në janar shënohen edhe rastet më të shumta.

Aktualisht edhe një vajzë 28-vjeçare dhe një grua 46-vjeçare janë të shtruara në terapi intensive në Riccione dhe Valconca, por Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk ka vend për panik dhe nuk ekziston rreziku i një epidemie, të paktën në rajonin e Lombardisë.

Si masë parandaluese kanë nisur vaksinimin edhe për fëmijët në veriun e Italisë, pasi vaksina për meningjitin nuk është e detyrueshme dhe mbulimi është i ulët.