Artisti i njohur Mentor Haziri nuk i ka kursyer kritikat për performancën e artistëve shqiptarë në “Sunny Hill”. Festivali nisi mbrëmjen e djeshne kur performuan edhe Kida, Yll Limani dhe Elvana Gjata. Ndërsa, mbrëmjen e sotme kanë kënduar Ghetto Geasy, Dhurata Dora, KMN Azet dhe Zuna,
Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori thekson se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.
“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan ai. Nuk dihet nëse kjo kritikë dhe ironi vlen për të gjithë apo Mentori ka patur në mendje dikë ose disa prej tyre. Sepse jo të gjitha performancat kanë qenë ‘playblack’.
Në natën e sotme të “Sunny Hill” do të performojnë edhe yje të mëdhenj si J Balvin dhe Mahmood. Ndërkohë dje performoi Dua Lipa.