Itali, 25 shtator 2014 – Mentor Musaraj, 39 vjec emigrant me shtetësi italiane banues në qytezën e Montekjos (Montecchio) u kap nga karabinierët e qytetit të Pesaros duke vjedhur.

Në garazhin e vet u gjetën mallra me vlerë rreth 20 000 euro. Ndër mallrat e vjedhura kishte sharra elektrike të tipeve të ndryshme, vegla kopshtarie, ekspres kafeje, thika kasapi, prerëse buke industriale, disa valixhe me set veglash hidrauliku, xheneriku dhe elektricisti etj.

Mentori nuk kishte precedentë penalë dhe kryente jetë të rregullt familjare në Itali.

/Gje.Th. Agjencia e Lajmeve Dyrrah/