Kur duhen edhe 5 muaj që të nisë Olimpiada e Rios, organizatorët po mendojnë për detajet dhe atë çka do të ndodhë gjatë periudhës së Lojërave në Fshatin Olimpik, ku për më shumë se 3 javë do të akomodohen 18 mijë persona. Të gjithë me shije e gusto të ndryshme ushqimi, ndaj dhe për të kënaqur të gjithë duhet një personel i madh në kuzhinë.

Organizatorët kanë konfirmuar sot për “Rio 2016” një ekip prej 2500 vetësh do të punojë 24 orë në mensat që do të ndërtohen në Fshatin Olimpik. Gastronomia është e rëndësishme për paraqitjen e mirë të një sportisti në një aktivitet të tillë, por çfarë do të gatuhet në mensa gjatë Olimpiadës? Çfarë menuje do të kenë sportistët?

Organizatorët kanë gjetur përgjigjet e pyetjeve, duke vendosur që të shërbejnë një miks të guzhinës tradicionale braziliane e shoqëruar edhe me ushqimet më të famshme botërore, duke respektuar edhe tendencat e fundit.

 “Ne shpresojnë që të huaj të shijojnë dhe pëlqejnë ushqimet tona tradicionale. Ne do të paraqesim kudo piatat tona, me ushqimin vendës dhe shpresoj që njerëzit t’i kuptojnë dhe shijojnë ato. Do të ketë nga të gjitha llojet e ushqimeve, me shumë kalori por edhe ato me proteina, karbohidrate etj”, janë shprehur organizatorët e Olimpiadës, që nuk preferojnë dieta në të ngrënë, por do të ofrojnë nga të gjitha tipet e ushqimeve.

Pão de queijo, churrasco, kosher, açai, halal e koshur, brigadiero etj., janë disa nga emrat e ushqimeve tradicionale braziliane që do të serviren gjatë Olimpiadës. Nëse këto fjalë nuk i kupton dot ndonjë sportist, atëherë i duhet t’i provojë gjatë Olimpiadës për të shuar kuriozitetin. Por edhe pijet ekzotike do të jenë shumë të shijshme për sportistët, për të shuar etjen me shumëllojshmëri frutash që do të serviren të miksuara.

Më shumë fribra dhe më pak bukë e brumëra, ky do të jetë stili i ushqimit që pritet të serviret në Brail gjatë Olimpiadës.