Fundviti është përherë periudha më festive, pasi dritat dhe dekori i Krishtlindjes dhe Vitit të Ri përcjellin nota pozitiviteti tek gjithsecili prej nesh.
Një vend të veçantë në këto festa zë edhe menuja e tyre, pasi qytetarët janë më të predispozuar të bëjnë shpenzime tej atyre të zakonshme.
Tradita e kalimit të festave në shtëpi, vitet e fundit është zëvendësuar nga dëshira për të festuar në restorante, të cilat servirin menu të veçantë për ditët festive.
Ne sot ishim me kamerën tonë në një nga restorantet më të njohur të Durrësit, tek “Rimini”. Së bashku me administratorin Ilir Sakollari do të zbulojmë shumë detaje nga përgatitjet dhe tryeza festive, e realizuar me mjaft gusto dhe shije nga stafi i përkushtuar. Cilësia e produkteve është një garanci më shumë për klientët.
Si pjatë e parë në tryezën festive serviret antipasta e ftohtë me bazë produkte deti.
Që nga ditët e para të hapjes së restorant “Rimini”, pasta, apo makaronat siç i njohim ne, përgatiten nga vetë stafi i kuzhinës. E për këtë, kushdo i ka provuar ka mbetur mjaft i kënaqur.
Krahas kuzhinës italiane, nuk mund të mungojnë edhe gatimet tradicionale. Një tavë peshku me perime të stinës është shumë e kërkuar dhe siç thotë Iliri, ajo na kujton gjellët me lëng, të pranishme përherë në tryezat shqiptare.
Në festa, nuk ka sesi të mungojë ëmbëlsira, por këtë herë nuk kemi bakllavanë tradicionale, por Crema Katalanën. Me sheqerin e djegur në sipërfaqe dhe shijen e veçantë, mbetet zgjidhja më e mirë pas një dreke apo darke të bollshme.
Megjithëse jemi në sezon festash, ku shpesh e teprojmë me ushqimin, Iliri thotë se klientët preferojnë të hanë shëndetshëm.
Klientë besnikë të restorantit janë jo vetëm durrsakët, por edhe shtetasit e huaj, që e frekuentojnë prej rreth 15 vitesh. Mungesa e kompromiseve në dëm të cilësisë ka qenë pika më e fortë për restorant “Rimini”.
Festat janë në prag dhe me urimin për një vit të ri sa më të mbarë e më të begatë, restorant “Rimini” ka bërë gjithçka gati për një Krishtlindje dhe Vit të Ri që do të mbahet mend gjatë.
M.B.