Kjo është lista e katër pozicioneve më të zakonshme të gjumit, si dhe përshkrimi se çfarë do të thonë ato për personat që flenë ashtu. Thjesht mënyra si flinim, tregon aq shumë për karakterin tuaj.

1. Pozita e gërhitjes

Gratë të cilat flenë të shtrira në shpinë, zakonisht kanë probleme me gërhitjen dhe sigurisht që kanë partner i cili kalon shumë net pa gjumë. Kjo padyshim që reflekton në shëndetin dhe disponimin tuaj.

2. Pozita e anijes

Gratë të cilat flenë si në fotografinë e dytë, pozitë e cila njihet si pozitë e shtrirjes në anije të drurit, janë të qeta dhe tejet të rezervuara. Besohet se ato kanë vetëbesim të madh dhe shpeshherë dinë të jenë edhe arrogante.

3. Pozita e rënies së lirë

Gratë të cilat flenë të shtrira në stomak me duart poshtë jastëkut, janë gra që preferojnë të dalin, janë të shoqërueshme dhe tejet të ndjeshme.

4. Pozita e këmbëve anash

Nëse flini në këtë mënyrë, padyshim që jeni zemërgjerë, shoqërorë dhe person tejet i besueshëm.