Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme thotë se po ndjek nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave të Ministrisë, deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Ministria e Jashtme, i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë në Izrael që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të komunikojnë për çdo rast me ambasadën shqiptare atje.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, njoftoi ministria e Jashtme.

Ditën e sotme Hamasi nisi një operacion ushtarak kundër Izraelit. Militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë lëshuar dhjetëra raketa drejt Izraelit. Udhëheqësi i krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, shpalli fillimin e operacionit “Al-Aksa Storm”.