Viti 2023 shënoi një kapitull të rëndësishëm angazhimesh dhe arritjesh të Shqipërisë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bilancin e saj për arritjet e vitit 2023 thekson se, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Shqipëria u ul në tryezën më të lartë vendimmarrëse në botë, ku kontribuoi me ide dhe zgjidhje në diskutimet mbi sfidat e krizat më të mëdha të kohës sonë.
Për vitin 2024, si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, Shqipëria mbetet e përkushtuar në shërbim të kauzave globale, me po të njëjtin angazhim dhe intensitet pune, nënvizoi MEPJ.