11 dhjetor 2014 –  Mercedes bën gati kundërshtarin e BMW X6. Bhët fjalë për fuoristradën GLE Coupe e cila ka një gjatësi prej 4.90 metra. Ky model është 2.5 centimetra më e gjatë se konkurrenti bavarez BMW X6.

Makina do të dalë në treg me naftë GLE 350d 4Matic me 258 kuaj fuqi dhe dy versione me benzinë: GLE 400 4Matic me 333 kuaj fuqi dhe GLE 450 AMG me 367 kuaj fuqi. Mercedes do e nxjerrë versionin e saj në treg në verë të vitit që vjen dhe cmimet do variojnë tek 65 mijë euro.