E njohur si bërthama e “perandorisë automobilistike gjermane”, e Carl Benz, është prezantuar për herë të parë në 29 janar 1886. Kjo është makina e parë me motor me diegie të brendshme.

Bëhet fjalë për një makinë primitive, të ngritur mbi 3 rrota të mëdha, (pak a shumë si ato të biçikletave), por që bart një motor me djegie të brendshme katër kohësh, një cilindër horizontal 954 centimetër/kub që siguronte 400 xhiro për minutë dhe prodhonte 0,55 deri në 0,75 kuaj fuqi. 

Carl Benz do të pagëzonte krijesën e tij të parë me emrin “Patent Motorëagen” dhe “padashje” do të hynte në histori si makina e parë, pavarësisht se ishte me tri rrota, ndryshe nga shpikësit e tjerë që pasuan më vonë.

Më shumë sesa forma e mjetit, Carl Benz merr meritën për ndërtimin e mjetit me motor me  djegie të brendshme duke iu nënshtruar të tjera ligjeve teknike.