Mandati i Holta Zaçajt përfundon më 10 mars 2025. Vendimi është marrë nga mbledhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e anëtarëve të Kushtetueses nuk ka qenë prezente Holta Zaçaj, e cila në një intervistë pak ditë ë parë deklaroi se mandati i saj përfundon më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.
Por duket se anëtarët e Kushtetueses janë dakordësuar me datën kur Gjykata e Lartë kishte shpallur vakancën, pra 10 marsin e 2025. Zaçaj pretendonte se në këtë datë kishte përfunduar mandati i anëtares Vitore Tusha, që Kryetarja në detyrë e Kushtetueses, e zëvendësoi.
Në qëndrimet publike, Zaçaj argumentonte se data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj.
“Duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025. Data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese”, – thuhej në njoftimin zyrtar të Zaçajt disa ditë më parë.