8 maj 2014 – Pas zhurmës së krijuar me deklaratat e Mërgim Brahimit, i cili deklaroi se u largua nga kombëtarja e Shqipërisë sepse nuk i kuptonin dialektin, vjen edhe korrigjimi i fjalëve të thëna nga vetë mesfushori i Grasshopers.
“Fjalët e mia të mëparshme janë keqkuptuar, unë nuk kam asgjë kundër Shqipërisë por kur më pyetën se çfarë ndryshon mes Shqipërisë dhe Kosovës u përgjigja se janë dy shtete, flasin të njëjtën gjuhë, por kanë dialekt të ndryshëm. Shqipëria më ka ndihmuar në karrierën time dhe ndryshimin që bëra për kombëtaren ishte për arsyen e thjeshtë, sepse me Zvicrën mund të luaj në Kampionate Europiane dhe Botërore”,- tha ai.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





