Astrologia, Meri Shehu, ka zbuluar se cilat janë shenjat e horoskopit që gjatë këtij viti kanë shanse për të bërë para.
Binjakët
Duke qenë se Jupiteri është në shenjën e Ujorit dhe favorizon shumë shenjat e ajrit është brenda kuadrit të një energjie shumë të mirë që Binjakët të bëjnë një histori të madhe përsa i përket jetës së tyre personale, por ne po flasim për ekonominë.
Ujori
Ujori është shumë i favorizuar sepse planeti i fatit është në shenjën e tyre. Do të japë premisa që ata të zhvillojnë një ekonomi shumë të mirë, pra do hapë dyer të reja.
Peshorja
Këtë vit do kenë fat në loto të rëndësishme, tek biletat e fatit. Janë me fat në këto lloj drejtimesh, janë me fat edhe me punët që lidhen me artin apo në veprimtari që mund të dalin në pah. Për shembull në punët me fëmijët, për shembull të hapin një shkollë, apo kopsht apo në çështjet me mediat. Peshoret që kanë këto lloj veprimtarish mund të arrijnë një lloj suksesi të madh ekonomik.
Pra për përmbledhje janë Binjakët, Ujorët dhe Peshoret që do kenë shumë përparësi në çështjet ekonomike.





