Është një nga këngëtarët më të mira të Shqipërisë së Mesme. Publiku e do dhe e duartroket pa masë, në çdo interpretim të sajin. Bëhet fjalë për Merita Halilin, e cila prej vitesh jeton në Amerikë me familjen e saj. Këtë verë këngëtarja e dashur për publikun ka vendosur të jetë pjesë e Maratonës e Këngës Popullore. Ajo shihet në disa foto teksa pozon me kolegët e saj si Eranda Libohova, Eli Fara e Gjergj Leka.
Maratona e Këngës Popullore ka nisur të hënën në qytetin e Elbasanit, për të vijuar në të gjitha qytetet shqiptare





