Kroaci, 6 gusht 2014 – Merita Isufi, 34 vjeç, ka qenë në një trajtim intensiv në një spital në Dubrovnik që prej aksidentit të 31 korrikut. Burri i saj, Erion Isufi 37 vjeç, djali i madh, Richard, 15 vjeç dhe vajza, Ramela, 14 vjeç vdiqën në një aksident rrugor në Kroaci. Djali i saj i vogël, Clive u dërgua me avion në një spital në Split ku mori mjekime të specializuara për dëmtimet në kraharor.
Sipas disa punonjësve të spitalit, e veja Isufi është në gjendje delikate dhe akoma nuk është në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur. Familja Isufi ishte nisur nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri kur makina e tyre u përplas me një kamion, shoferi i të cilit nuk është dëmtuar.
Një ditë pas aksidentit, drejtori i spitalit, Jermo Ferri Certic, tha se situata ka qenë shumë e rëndë dhe mjekët kanë luftuar për të shpëtuar jetën e të mbijetuarve. Ai tha se mamaja kishte gjakderdhje të brendshme dhe një dëmtim në mëlçi dhe u desh ta dërgonin menjëherë në operacion.
Të dy, sipas doktorëve priten të shërohen shumë shpejt. Policia është ende në pritje për dëshminë e zonjës Isufi por tani të vetmit të cilët munden ta vizitojnë janë prindërit e saj.
“Ajo është ende shumë e sëmurë dhe nuk i është thënë ajo çfarë i ka ndodhur bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj”,tha një burim nga spitali për “Daily Mail”.
Familja me origjinë shqiptar ishte nisur nga Londra për në Shqipëri për të takuar familjarët e tyre.
Dëshmitarët thonë se makina goditi një bordurë në anë të rrugës dhe më pas u përplas me kamionin që po vinte nga krahu tjetër.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





