Jeta e Meriton Mjekiqit ndryshoi totalisht me pjesëmarrjen e tij në edicionin e 3 të ‘Big Brother VIP’. Moderatori nga Kosova, ia doli që veç zemrës së publikut, të fitonte edhe dashurinë e Ilnisës.
E që prej asaj dite, çifti duket mëse i pandashëm, teksa tashmë kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë. Ashtu si edhe vetë ai është shprehur, jo eksperiencë e ka ndryshuar thellësisht edhe si njeri. Publiku pati mundësinë të njihte anën tjetër të djaloshit, që shpesh e kishim cilësuar si një prej ‘donzhuanëve’ më të mëdhenj të showbizzit tonë. Ajo që në fakt nuk dinim, ishte drama që Meritoni po përjetonte me djalin e tij. Ishte në një nga netët e spektaklit live, ku ai rrëfeu për herë të parë se djali i tij ishte me autizëm.
Por me sa duket një takim mes djalit dhe ish-finalistit të Big Brother ende nuk ka ndodhur. Në ditët ku Egesta publikoi foto nga Prishtina, Meritoni ishte ende me pushime në Turqi së bashku me Ilnisën. Edhe tanimë që ditët romantike të çiftit kanë munguar, duket se ai ende nuk ka mundur që të takohet me djalin e tij. Të paktën në rrjetet sociale, një moment i tillë nuk është publikuar. Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta ka reaguar në lidhje me deklaratat e Meritonit që dha gjatë spektaklit, se djali i tyre, Loari është me autizëm. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështejen që i kanë dhënë, duke thënë se e vërteta gjithmonë triumfon.