Durrës, 19 korrik 2014 – Teuta vazhdon përgatitjet intensive në Hoshfilzen të Austrisë. Kujtojmë që deri më tani Teuta e ka përforcuar grupin me tetë lojtarë, pa llogaritur këtu edhe tre të rikthyer, të cilët vjet ishin huazuar te Besa. Grupi po stërvitet me intensitet dhe ngarkesa vjen duke u rritur. Ashtu siç kanë deklaruar drejtuesit e klubit më herët, përgjatë kësaj kohe pritet të zgjidhet edhe çështja e sulmuesit senegalez, Amadou Samb.
Menaxheri dhe vetë lojtari do të takohen me stafin e Teutës për të vendosur përfundimisht mbi të ardhmen e sulmuesit me ngjyrë, i cili vjet e mbylli sezonin me bregdetarët. Po kështu pritet edhe rikthimi në ekip i Migen Memellit i cili mund të aktivizohet në miqësoret e mbetura të durrsakëve. Ndërkaq kanë filluar bisedimet e disa menaxherëve dhe drejtuesve të klubit durrsak për të sjellë tek Teuta dy futbollistë senegalezë.
Njëri nga këta futbollistë është mesfushor dhe tjetri mbrojtës, por ende pa u nënshkruar kontrata nuk bëhet e ditur se cilët janë emrat e futbollistëve. Megjithatë të dy këta futbollistë thuhet se janë lojtarë cilësore me mendohet se bisedimet janë mbyllur por pritet që të dy futbollistët të pajisen me vizë dhe ti bashkohet ekipit durrsak në Austri ku edhe do të testohen nga trajneri Lika.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





