Merkel dhe Macron thirrje për armëpushim në Ukrainë
Me rastin e festave të fundvitit, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron bënë një deklaratë të përbashkët mbi situatën në Ukrainë për të kërkuar përgjegjësi nga të dy palët dhe për të ruajtur një armëpushim, tha zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, në një konferencë shtypi.
“Ne e mirëpresim atë që grupi i kontaktit trilateral i 27 dhjetorit bëri të njohur, domethënë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë në Ukrainën Lindore”, tha zëdhënësja.
“Ne ftojmë të dyja palët që të marrin përgjegjësi në interes të popullatës civile të përfshirë,” vazhdoi ajo.
Të dy krerët e shteteve gjithashtu bëjnë thirrje për lirimin e marinarëve ukrainas.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mos lejo që perceptimi i të tjerëve të bëhet realiteti yt!
Blero pritet të bëhet baba për herë të dytë, zbulohet gjinia
Tensione mes Londrës dhe Washingtonit, Starmer: Bazat tona nuk mund të përdoren për sulme ndaj Iranit
Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ministri Vëngu: Nuk ishte surprizë, por rezultat i përpjekjeve disa mujore





